Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë/ Habit Rama: Jo çdo gjë bëhet siç do shumica e popullit

Kryeministri Edi Rama ka folur për një sërë çështjesh, të cilat janë përfolur në media kohët e fundit.

Përsa i përket marrëveshjes së mundshme rajonale për hapjen e kufijve, Rama tha se një gjë e tillë do t’i shërbente vetë Kosovës në raportin e saj me Serbinë.

Më tej, ai ka habitur duke thënë se jo çdo gjë që bën duhet t’i pëlqejë shumicës, por që do të udhëhiqet drejt asaj që shikon vetë.

Kjo bie në parim me nocionin e demokracisë, e cila do të thotë sundim i shumicës. Por, mesa duket për kryeministrin Rama nuk funksionin kështu, pasi sipas tij, jo çdo gjë që bën duhet t’i pëlqejë shumicës.

“Kjo e vendos Kosovën në një favor shumë të mirë edhe me Serbinë. Sepse politika e shtetrrethimit është një politikë vetëvrasëse.

Sot ka plot që se kuptojnë, do ta kuptojnë nesër. Nuk jemi zgjedhur që çdo gjë të bëjmë t’i pëlqejë shumicës. Por edhe kur shumica nuk është dakort, ne të udhëhiqemi drejt asaj që shohim”,- deklaroi Rama./apel.media