Bashkia e Pukës bën të detyrueshme vaksinimin për administratën

Kryetari i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj përmes një mesazhi në facebook në profilin e bashkisë së Pukës njoftoi se nga sot administrata shtetërore duhet të paraqes kartelen e vaksinimit.

“E pashë të arsyeshme, duke marrë në konsideratë dhe të gjithë objektivat kryesore të ministrisë së shëndetësisë. Gjithë stafi në tërësi jemi shumë prapa. Ju i kujtoni ditët e para, kujtoni dhe shqetësimet dhe shpenzimet” thotë ai në mesazh.

Nga sot administrata shtetërore duhet të paraqes kartelen e vaksinimit. Ata që nuk vaksinohen duhet të bëjnë tampon çdo javë”

“Sot jemi para një detyrimi të rrojmë apo të mos rrojmë. Të rrojmë do të thotë të vaksinohemi. Të mos rrojmë jemi në kushtet të mos vaksnohemi” thote ai.

Detyrim?

“Ne kemi diskutuar në takimin  e fundit me administratën shtetërore ku të gjithë administratës shtetërore i është bërë thirrje për t’u bërë vaksinimi, të gjitha drejtoritë, ndërmarrjet dhe institucionet që kanë të bëjnë me qytetarët të bëjnë vaksinimin. Në rast të kundërt  nuk ka asnjë masë ndëshkuese, përveçse secili prej këtyre do t’i nënshtrohet tamponin javor.

Nuk do pranohet asnjë punonjës i administratës shtetërore, arsim, kulturë, administratë e bashkisë për të filluar javën e punës, pa bërë tamponin. Ky tampon nuk është më siç ka qenë, pa shpenzim, do paguajnë  koston e tamponit. Nëse individi e shikon të arsyeshme më mirë të paguajë këtë sesa të bëjë vaksinën kjo është çështje e tij,” tha kryebashkiaku. 

Ditën e djeshme nga 4334 testime të kryera, rezultuan pozitivë 864 raste të reja. 1 rast në bashkinë e Pukës.

Ministria informoi se janë 12,766 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin,  ndërsa në spital po marrin trajtim 175 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.