“Bashkë krah për krah”/ Yuri Kim: Gjeneralë amerikanë do të vijnë në Shqipëri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, njofton se fillim të muajit maj do të mbërrijnë në Shqipëri disa gjeneralë të ushtrisë amerikane.

Kim shton se forcat amerikane dhe ato shqiptare do të punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake.

Postimi nga Ambasadorja Yuri Kim:

Lajm i mirë: Presim disa gjeneralë amerikanë për të ardhur në Shqipëri në javën e partë të majit si pjesë e Defender 21. Ata do të jenë këtu për të vëzhguar mijëra ushtarë, marinarë dhe avionë të SHBA dhe Shqipërisë që punojnë së bashku në këtë stërvitje historike ushtarake. #Krahpërkrah.