Basha zhgënjen mikun e ngushtë/ Fazlliç quan Majlinda Bregun, “e ardhmja” e PD-së

Damir Fazlliç, biznesmeni që është lakuar së shumti për marrëdhëniet e tij me familjen Berisha dhe jo vetëm, ka çuditur sot në twitter ku ka postuar një status në llogarinë e tij në mbështetje të hapur për  Majlinda Bregun një nga figurat e promovuara në Partinë Demokratikemë ish ministre e Integrimit, aktualisht  Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, një pozicion për të cilën ajo loboi e u votua nga vendet e rajonit, pozicion që ka të bëjë me zhvillimin infrastrukturor rajonal, në kuadër të integrimit në BE.Bregu njihet si një nga kundërshtaret më të forta të Lulzim Bashës në PD.

Fazlliç postimin ai e ka shoqëruar edhe me komente. Ajo që bie në sy është fakti se Fazlliç e quan Bregun, lidere të ardhëshme të Partisë Demokratike. Megjithëse asokohe, kur PD ishte në pushtet, Fazlliç njihej si miku i ngushtë i Lulzim Bashës, tani punët duket se s’janë si më parë.

Kujtojmë se në atë kohë Partia Socialiste e akuzonte Damir Falliçin për shumë afera. Por, mesaduket, tani që ka kaluar shumë kohë dhe Basha është në krye të PD, miku i tij e ka lëshuar, kaq të pashpresë e shikon Fazlliç ardhjen e Lulit Kryeministër?

Sipas medias digjitale CAN, së fundi Fazlliç ka qenë në Tiranë dhe ka drekuar me ish kryeministrin, Sali Berisha. Më tej CAN shkruan: “Kur dhe Fazlliç arrin të bërtasë “Basha ik!” e mbështet Majlind Bregun, apo personazhe të tjera në PD, lehtësisht kuptohet ku është katandisur Luli. Mesa duket tashmë Lulin në krye të PD-së e do vetëm Edi dhe kunati, askush tjetër”./apel.media