Basha zbulon detajet nga takimi me Metën/ Flitet për zgjedhje të parakohshme

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta. Ai tha se propozimet e opozitës për reformën zgjedhore do të behën gati d...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dhënë një deklaratë për mediat pas takimit të thirrur nga presidenti Ilir Meta.

Ai tha se propozimet e opozitës për reformën zgjedhore do të behën gati deri në fillim të muajit dhjetor, ndërkohë që shtoi se më pas nuk do të ketë më aasnjë alibi për pengimin e zgjedhjeve të parakohëshme.

“Për opozitën propozimet do të jenë gati jo më vonë se fillimi i dhjetorit. Nuk do të ketë më asnjë alibi për të vonuar zgjedhjet e parakohshme vendore dhe parlamentare. Shqipëria nuk ka asnjë gjë më pak se vendet e tjera, për të pasur zgjedhje të lira.  Do të marrim të gjitha hapat e nevojshme si opozitë, për të bërë gjërat e nevojshme për të zgjidhur këtë krizë ekonomike në vend”,- tha Lulzim Basha./old.apel.media