Basha zbulon çfarë nuk tregon Rama për samitin në Slloveni: 5 vende nuk i hapin negociatat Shqipërisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë replikës me kryeministrin tha se Rama nuk tregon vendimin që morën 5 shtete gjatë samitit të Sllovenisë, të cilat nuk do t’i hapin negociatat Shqipërisë edhe sikur Bullgaria të heqë VETO-n ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nuk e thotë ky, në Slloveni të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur nesër Bullgaria t’ia heqë VETO-n Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat pas atij raporti sepse nuk ka në krye një Kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit”, deklaroi kryetari i PD, Lulzim Basha.