Basha thërret në takim drejtuesit politikë të Partisë Demokratike në qarqe

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvillojë pasditen e sotme një takime drejtuesit politikë të qarqeve.

Mësohet se takimi i kryedemokratit me drejtuesit e PD në qarqe do të zhvillohet në orën 18:30.

Nuk dihet ende çfarë do të diskutohet, por numërimi i kutive të votimit është drejt fundit dhe rezultatet e deritanishme nxjerrin fituese Partinë Socialiste.

Më herët, gjatë ditës së sotme, Basha ka zhvilluar takim dhe me dy aleatët e tij, Shpëtim Idrizin e PDIU dhe Fatmir Mediun e PR.