Basha takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel, prezanton nismën e vettingut në politikë dhe reformën zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha bën me dije se ka prezantuar nismën e vett...

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Basha bën me dije se ka prezantuar nismën e vettingut në politikë dhe reformën zgjedhore.

Postimi i plotë:

Me miq dhe partnerë të PD-së, në takimin e Komitetit Ekzekutiv IDC-CDI (Organizata e Partive të Qendrës dhe Qendrës së Djathtë) në Bruksel.

Në biseda të veçanta, përfshirë dhe atë me

Basha takim me Komisionerin Varhelyi në Bruksel, prezanton nismën e vettingut në politikë dhe reformën zgjedhore

iu prezantova nismat e Partisë Demokratike për vettingun në politike dhe ndryshimet e propozuara për reformën zgjedhore.

Diskutuam për situatën në Kosovë, ku shpreha shqetësimin për ngjarjen e Banjskës, e cila ishte një përpjekje për te aplikuar skenarin e Krimesë dhe në vijim të përpjekjeve të Rusisë për destabilitimin e rajonit, skenar i cili është shtrirë në Bosnje dhe po kërcënon Malin e Zi.

Situata në Lindjen e Mesme është një tjetër shqetësim për botën sot. Rreziku i zgjerimit të konfliktit ka tërhequr disi vëmëndjen edhe nga lufta në Ukrainë, nga e cila po përfiton Rusia.

Pata mundësi të diskutoj edhe me delegacionin e Ukrainës për rezolutën që po diskutohet në Këshillin e Europës për rindërtimin e Ukrainës, e cila po pritet me interes të vecantë për shkakt të dëmeve të jashtëzakonshme të shkaktuara nga agresioni rus.

Një nga çështjet e tjera me interes nisur dhe nga zhvillimet e fundit në rajonin tonë, ishte diskutimi për krizat e shumëfishta të luftës në portën e Europës dhe skenarët e mundshëm për pasojat që ato kanë për rendin ndërkombëtar.