Basha shkon të takojë të rinjtë e Korçës/ Ata e presin me banderolë ironizuese

Në vazhdën e takimeve me qytetarët, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka udhëtuar drejt qytetit të Korçës. Ai do të takohej me të rinjtë e këtij qytetit rreth orës 17:00.

Po mesa duket nuk është pritur edhe aq mirë nga korçarët pasi ata kanë vendosur një banderolë ironizuese në hyrje të Korçës, tek unaza e qytetit. Një banderolë që shkruan “Ëelcome Luli”, pra që i uron mirëseardhjen, për që në sfond ka një vilë dhe ku më poshtë shkruan “Një vilë për ty në Dardhë”.

Ndërtesa në banderolë është në pronësi të Agron Papulit, i cili më herët sulmohej ashpërsisht nga kreu i PD-së, i cili tashmë ka kaluar të jetojë nënjë shtëpi në ambinetet e rezidencës “Long Hill”.

Rezidencë e cila është ndërtuar pikërisht nga Agron Papuli, të cilin Basha e akuzonte si oligark pranë Ramës./apel.media