Basha: PPE, rezolutë të veçantë për Shqipërinë, përcaktohen detyrat që duhet të ndjekë vendi ynë

Kreu i PD- Lulzim Basha, tha se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbështetjen e drejtuesve kryesorë të BE-së si dhe mbështetjen e krerëve të shteteve të vendeve anëtare.

Ai shprehet se ajo çka ka thënë mbështetet në vetë komunikimet që ai ka pasur me zyrtarë të lartë të BE-së, me të cilët ka zhvilluar takime këto ditë në Zagreb.

Ndër të tjera ai shprehet se: “Kjo përkrahje është konfirmuar edhe përmes një rezolute të veçantë të miratuar në PPE ku krahas mbështetjes për hapjen sa me parë të negociatave, përcaktohen qartë dhe detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, duke nisur nga zgjidhja e krizës politike”./ apel.media