Basha: Nuk do të hedhë në votim vendime të qeverisë amerikane edhe sikur të jem më i godituri nga të gjithë, do të çonte në vdekjen e PD-së

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate ku kryefjalë e së cilave ishte raporti i kryedemokratit Basha me ish-kryeministrin Sali Berisha. Për deputetet Grida Duma...
Basha: Nuk do të hedhë në votim vendime të qeverisë amerikane edhe sikur të jem më i godituri nga të gjithë, do të çonte në vdekjen e PD-së
Foto: Basha: Nuk do të hedhë në votim vendime të qeverisë amerikane edhe sikur të jem më i godituri nga të gjithë, do të çonte në vdekjen e PD-së

Mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate ku kryefjalë e së cilave ishte raporti i kryedemokratit Basha me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Për deputetet Grida Duma dhe Flutura Açka, Partia Demokratike duhet t’i rikthehet ndryshimit. Por, ndryshe janë shprehur Albana Vokshi dhe Edmond Spaho të cilët gjatë debateve janë shprehur se nëse duhet të kthehet apo jo “Berishizmi” e vendos Kuvendi dhe anëtarsia.

Nga ana tjetër, Lulzim Basha ka përjashtuar çdo mundësi për mbledhjen e Kuvendit, duke u shprehur se nuk do të hedhë në votim vendime të qeverisë amerikane edhe sikur ai të jetë më i godituri nga të gjithë.  Më tej Basha është shprehur se një gjë e tillë do të izolonte përgjithmonë duke e çuar në vdekje Partinë Demokratike.

Debati

Luan Baci: Ne deputetet qe kemi marre pjese ne foltoret e Berishes, po shihemi ndryshe nga PD, e po ashtu spo marrim pjese ne komisionet hetimore parlamentare.

Grida Duma Bacit: Edhe pse te kam mik, dhe do te te kem, une nuk mendoj se duke share njeri-tjetrin ne do te bashkohemi.

Flutura Acka: Une shkoj ne takime ne Elbasan, dhe me pyesin: Je me Berishen apo me Bashen. Kjo eshte e pafalshme. Duhet ti bejme nje pyetje vetes te gjithe: A duhet berishizimi te rikthehet ne PD? Une mendoj se PD duhet ti kthehet ndryshimit.

Vokshi: Nuk jam dakord qe ketu te diskutohet per berishizmin, nese duhet te kthehet apo jo, sepse kete gje e vendos anetaresia.

Spaho: Amendamentet per ndryshimet kushtetuese s’mund te vine vetem per firme, pa u diskutuar. Ketu duhet te vendose Grupi Parlamnentar dhe Keshilli Kombetar.

Bardhi: Ketu ka nje grup juristesh qe kane pergatitur materialin. Jane pergatitur nga juristet e PD-se, dhe do te diskutohen edhe ne komisionin e ligjeve (me anetaret e PD-se). Grupi parlamentar vendos politikisht, ndersa juristet vendosin teknikisht dhe profesionalisht. Keshtu na i ke sjelle edhe ti keto materiale, vetem per firme.

Spaho: Kam bere shume gabim qe i kam sjelle keshtu.

Basha: Nuk e kam parë të arsyeshme të reagoj kundër spekullimeve,  genjeshtarve e shpifjeve të  ulta  ndaj meje me të cilat po bombardohet prej disa javësh anetarësia e partisë demokratike  dhe opinioni publik. E kam përjashtur dhe vazhdoj ta  përjashtoj nga axhenda ime invesitmin e kohës dhe energjive në  shfaqje publike me “me the, i thashë, e me tha” brenda llojit, që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ndryshojnë natyrën e përballjes politike në Shqipërinë e sotme të njëmijë e një problemeve dhe halleve që kanë qytetarët e theshtë: nga përballje të  opozitës me qeverinë e shdërrojnë në hidh e prit të ish kryetarit historik Sali Berisha me kryetarin e rizgjedhur vetem para kater muaj me parimin një anetar një votë, që jam unë.

Ketë  kënaqësi apo dhuratë,  Edi Rama me bandat e tij nuk do ta ketë kurrë nga unë. Unë e refuzoj arënën ku më ftojnë spekullimet dhe shpifjet e ricikluara të listës tëtevjeçare apo gjashtëmbëdhejtëvjeçare të kundështarëve të mi politikë në partinë socialiste, që sot  i recitojnë të zemeruarit  dhe të keqkuptuarit me vendimin  tim për largimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD-së me kërkesën  e SHBA për shkak të shpalljes së tij non gratta prej tyre.  

E kam  shpjeguar kontekstin dhe barrën e këitj akti ditën që e shpalla. Dua të përsëris sot se sa të jem unë kryetar i PD-së nuk do të pranoj të hedh në votim në asnjë forum të partisë demokratike vendime të qeverisë dhe institucioneve amerikane kundër deputetëve a të zgjedhurve të kësaj partie. Edhe sikur  të jem unë i godituri i këtyre vendimeve.

Nuk do të pranoj e lejoj akte që çojnë në izolimin e Partisë Demokraitke nga aleati ynë strategjik dhe mirëbërësi më i madh në histori i  Shqipërisë, Kosovës dhe kombit shqiptar, që janë SHBA. Izolimi nga SHBA është vdekja e Partisë Demokratike. Rrjedhimisht është vdekja për një periudhë jo të shkurtër e shpresës së shqiptarëve për rrotacionin e pushtetit dhe normalizmin e demokracisë në vend.  

Orjentimi perendimor, proamerikan, euroatlantik e proeuropian janë për Partinë Demokartike me shumë se përcaktime ne statutin dhe dokumentet e saj. Janë identiteti i saj, kanë lindur në një orë me të, janë e do të jenë ADN-ja e saj.  

Vota e anëtarësisë  së Partisë Denmokraitke me obligon mua, forumet, të zgjedhurit dhe gjithë anëtarët e PD-së të qëndrojmë në këtë orjentim, ta mbrojmë atë.Po lëshuam këtë busull nuk jemi më Partia Demokratike.

Kam shprehur disa herë dhe shpreh përsëri keqardhjen time për shpalljen non gratta të Sali Berishës. Kam mbështetur e mbështes përpjekjet e tij për trasparencë e drejtësi. Për fat te keq ai po kërkon ta lidhë shpalljen e tij non gratta me fatin e Partisë Demokratike. Në një anë ai po  thotë nuk do të votojmë vendimin e qeverise amerikane për shpalljen e tij non gratta. Nga ana tjetër po  kërkon të votojë vendimin e Lulzim Bashës  që është marrë në respekt të vendimit të SHBA.  

A nuk nuk është e njëjta gjë në aspektin e pasojave politike për PD? Përtej tymnajave, plani i tij, nëse do të flitej për një plan, është shndërrimi i Partisë Demokratike në një bunker antiamerikan për interesin e tij.  Kjo është pa asnjë përpektivë qoftë për PD, qoftë për vetë Berishën. Dhe askush me një fije përgjegjësie ndaj sakrificës së demokratëve, duke nisur nga unë i pari nuk mund dhe nuk do ta pranojmë këtë.