Basha nga Ura Vajgurore shpalos alternativën për fermerët

Kryedemokrati  Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me fermerët e Urës Vajgurore.

Gjatë takimit, Basha ka diskutuar se si do të dalin nga kriza duke shpalosur alternativën për fermerët.

Fjalimi i plotë:

“Subvencionet e pakta që jep kjo qeveri nuk shkojnë për fermerët, por për 4-5 oligarkë. Për interesa mafioze oligarkie po goditet prodhimi vendas duke i hapur portat prodhimeve të importit. Nga qeveria jonë të gjitha këto probleme që e kanë sjellë bujqësinë në këtë ditë të zezë, do të trajtohen. Nuk do jeni në fund të listës, por në krye të listes së çeshtjeve për tu zgjidhur. Pyetja që me siguri do shtroni është: edhe sa do durojmë? Jo edhe shumë sepse shumë shpejt qevrinë tonë do ta keni në krah”, u shpreh Basha./apel.media