Basha në luftë me opinionin publik/ Gjykohet se gënjeu për 2 vilat lluksoze.

Kryetari I Partisë Demokratike, Lulzim Basha, I cili shpesh është akuzuar për fshehje të të ardhurave dhe përkrahje të oligarkisë në këmbim të pasurive të mëdha, tashmë sërisht është akuzuar nga mediat se ka përfituar dy vila në kompleksin më të shtrenjtë Rolling Hills në Tiranë.

Akuzat kanë ardhur pasi kreu aktual i PD, ka lënë tripleksin e tij të banimit pranë stadiumit Loro Boriçi në krah të Kodrave të Liqenit, duke u zhvendosur në banimin e 2 vilave lluksoze me pishinë në një sipërfaqe më shumë se 600 M2.

Vilat janë në pronësi të një prej Biznesmenëve më të mëdhe nj të ndërtimit në vend, Agron Papulit, të cilin jo rrallë herë vet Basha e ka cilësuar “Oligark” që ka përfituar para nga buxheti shtetit në shuma disa miliona euro.

Vlera e vilave, përllogaritet afro 6 milionë euro të dyja sëbashku, një shumë e madhe kjo për “xhepin” e një rrogëtari zyrtar.

Pavarësisht se zyra e shtypit në PD, tha se këto vila janë marrë me qira, pasi apartamentet te “Kullat” pas stadiumit kombëtar janë dëmtuar nga tërmeti, faktet e dala më pas kanë nxjerrë bllof kreun e PD dhe mbështetësit e tij.

Ka qënë bashkia e Tiranës ajo e cila ka deklaruar se nuk kanë informacion nga banorët për dëmtime në këtë pallat, por dhe se nuk ka asnjë marrëveshje qiraje mes Bashës dhe pronarit të kompleksit të vilave “Long Hill”. Megjithëse dhe qiraja është e “kripur”, 3 mijë euro në muaj.

“Vulën” ia ka vënë Instituti i Ndërtimit, i cili ka publikuar një raport të hollësishëm teknik lidhur me pallatin ku jetonte kryedemokrati Lulzim Basha, ku nga rezultatet e dokumentuara, provohet se nuk ka pasur asnjë dëmtim serioz.

Për të verifikuar të gjitha akuzat ndaj Bashës nëse përfitimin i vilave nga oligarku Agron Papuli,është bërë apo jo me “statusin” e gjobvënësit, kanë nisur të lëvizin dhe organet ligjzbatuese shqiptare, raportohet nga disa media.

Po nga mediat është shpërndarë lajmi se Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, ka nisur një hetim të thelluar për burimin e pasurisë së kreut të PD.

Mësohet se Ganaj përmes inspektorëve të tij ka kërkuar deklarime të reja të pasurisë së familjes së Bashës, ndërsa po kalon në “filtër” sërish pasurinë e deklaruar zyrtarisht në këtë institucion nga kreu i PD, sipas mediave.

Bëhet e ditur se rezultati i hetimit të pasurisë së Bashës nga ana e ILDKPKI do dalë shpejt./apel.media