Basha në Kuvendin Zgjedhor në Poliçan: Do të flasim me të gjithë qytetarët për alternativën tonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të PD në Poliçan.

Përmes llogarisë së tij në rrjetin social ‘Facebook’, Basha ka ndarë pamje nga takimi ndërsa thekson se PD do të flas me njerëzit në gjithë Shqipërinë për alternativën e tyre dhe për të dëgjuar problemet që qytetarët kanë.

“Në Kuvendin Zgjedhor të PD Poliçan me demokratë dhe qëndrestarë! Angazhimi ynë për të folur me njerëzit në të gjithë Shqipërinë, për t’i dëgjuar hallet dhe problemet e tyre dhe për t’u paraqitur alternativën tonë të zgjidhjes, është i pakthyeshëm. Me njerëzit, për Shqipërinë”, shkruan Basha.