Basha i përgjigjet Ramës duke i dalë në “mbrojtje” Berishës: Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet

Pas fjalimit të Kryeministrit Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha, në fjalën e tij me tone të forta i është përgjigjur Edi Ramës duke i dalë në mbrojtje Berishës.

Fjalimi:

Ne e kemi nisur pastrimin tonë. Unë nuk pështy mbi 16 vite partneritet më Sali Berishën. Nuk pështy. S’kam ndërmend që të bëhem pjesë e procesit që kaq shumë të pëlqen ty, të eksiton. Të këtij procesi të përbaltjet, të llumit dhe gënjeshtrave. Pyes veten time se çfarë duhet të bëjë që PD të bëhet sërish valvova dhe zemra e shpresës, jo thjesht për demokratët, po të paktën për atë 61 mijë shqiptarët që na votuan në 2. Ajo rrugë ka nisur. Fatkeqësisht ajo rrugë të merr dhe ty tatëposhtë dhe s’ka fuqi që ë ndalë. Me sjellje blasfemuese, s’ka Zot që të shpëton!”, tha Basha.