Basha i frikësohet sulmeve pas shkarkimit të Sali Berishës/ U deklaron kryetarëve të degëve se është gati ta takojë Saliun

Sot, Lulzim Basha ka mbledhur në një takim Kolegjin e Kryetarëve të Partisë Demokratike, ku ka tentuar të justifikojë vendimin e tij personal, për të përjashtuar nga grupi i PD-së, ish-Kryeministrin Sali Berisha, veprim që shkaktoi zemëratë mes demokratëve.

Pas vendimit për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar, Basha eshte trembur dhe dukshëm po kerkon takime me Berishen per amortizimin e kundrasulmeve per te cilat Berisha nje dite me pare u deklarua se do takonte bazen e PD- së.

Mësohet se mbledhje ka pasur debate, ndërsa disa kryetarë janë ngritur e kanë folur, duke kërkuar llogari për përjashtimin e Berishës, nga grupi parlamentar i PD.

Sikurse ka patur edhe kryetare degesh ne mbrojtje të Bashës.