Basha e shkarkoi nga Komisioni i Sigurisë, reagon Noka: Ky vendim sepse nuk pranoj që partia ime të pushkatohet dhe shkelet nga Rama

Pasi kryedemokrati Basha shkarkoi Flamur Nokën nga funksioni i Nënkryetarit të Komisionit të Sigurisë, Noka u shpreh për Fax News se ky vendim vjen si pasojë e qëndrimeve të tij dhe ishte i pritshëm nga dikush që shkarkoi dhe Berishën.

Noka theksoi se nuk e shqetëson aspak ky vendim pasi Basha i ka kërkuar të heshtë dhe se ai nuk mund të jetë dakort me ‘pushkatimin’e partisë nga Rama.

“Dua të ik dhe nuk më shqetëson aspak ky vendim. Ky vendim vjen si pasojë e reagimeve dhe qëndrimeve, Basha kërkon që unë të hesht por unë nuk pranoj dot që partia ime të pushkatohet dhe të shkelet me këmbë nga Rama. Hapat e nevojshëm janë për të bashkuar partinë dhe për të larguar pengmarrësit.” tha Noka.