Basha bën pakt me ish-presidentin e KE/ Do ta ndihmojë të thotë të vërtetat për Shqipërinë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka takuar ish-presidentin e Këshillit të Europës Donald Tusk, i cili aktualisht është kryetari i ri i Partive Popullore Europiane.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se ka biseduar me Tusk në lidhje me hapjen sa më të shpejtë të negociatave me Shqipërinë, por edhe për reformat në sistemin e drejtësisë.

Sipas Lulzim Bashës, Tusk i ka premtuar atij se do ta ndihmojë të thotë të vërtetat për Shqipërinë.

Deklarata e plotë:

Pata kënaqësinë të bashkëbisedoja dhe ti uroja suksese Presidentit të ri të Partisë Popullore Europiane, Donald Tusk, një mbështetës i jashtëzakonshëm i Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit në BE.

Ndava me Presidentin Tusk vendosmërinë time për të luftuar fort për plotësimin e të gjitha detyrimeve që vendi ynë ka për hapjen e negociatave, dhe për të bindur me rezultatet e punës tonë vendet skeptike, sic kemi bërë për anëtarsimin në NATO dhe heqjen e vizave.

Gjeta mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë e Presidentit Tusk për të na ndihmuar në këtë proces transformimi rrënjësor të vendit tonë, duke vendosur në Shqipëri standartet e Bashkimit Europian, zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimin e shtetit ligjor, barazinë para ligjit, luftën kundër korrupsionit, ndarjen e politikës nga krimi dhe zhvillimin ekonomik.

Presidenti Tusk theksoi se në një betejë politike, e vërteta dhe vendosmëria do të triumfojnë kundër lajmeve të rreme, manipulimeve dhe urrejtjes, ndërsa shprehu angazhimin për ta ndihmuar Shqipërinë të thotë të vërtetat e saj larg propagandës. Presidenti i PPE, mirëpriti ftesën time për të vizituar së shpejti vendin tonë./apel.media