Bardhi: PD ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider

PD-ja ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider. Ky është mendimi i kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i zgjedhur disa ditë më parë për këtë pozicion pas dorëheqjes së E...
Bardhi: PD ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider
Foto: Bardhi: PD ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider

PD-ja ka nevojë për një ekip dhe jo për një lider. Ky është mendimi i kryetarit të ri të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i zgjedhur disa ditë më parë për këtë pozicion pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt.

“Nuk dua të futem në emra. Është shumë e vështirë të prodhohen lidera në një parti politike sidomos në Shqipëri. Sikundër edhe prodhimi i liderave në 100 vite 200 lidera është e pamundur. Në gjykimin tim Partia Demokratike ka nevojë për një ekip, nuk ka nevojë për një lider. Sigurisht do të ketë një drejtues, por ai apo ajo do duhet të jetë drejtuesi që ndan përgjegjësitë e një ekipi të gjerë që plotësojnë njëri-tjetrin. Kështu e shikoj unë të ardhmen e Partisë Demokratike”, tha Bardhi.