Bardheblutë fitojnë 2-0 përballë kampiones së Maqedonisë së Veriut, Shkupit

Tirana nuk gabon dy herë. Pasi është mundur në miqësoren e parë, 2-1 përballë Dinamo-Auto Tiraspol, bardheblutë kanë arritur gjatë ditës së sotme që të fitojnë 2-0 përballë kampiones së Maqedonisë së Veriut, Shkupit. Kjo është miqësorja e dytë në këtë fazë përgatitore që kampionët e Shqipërisë po zhvillojnë në Turqi.

Për të besuarit e trajnerit Orges Shehi golat u shënuan nga Vesel Limaj dhe Taulant Seferi. Në program janë dhe dy miqësore të tjera, me Hermanshtad më 22 qershor dhe me Fenerbahçe më 25 qershor.