Barcelona gjen zëvendësuesin e Pique

Dëmtimi i Gerard Pique ka bërë që Barcelona të rikthehet në merkato. Drejtuesit e klubit duan me patjetër një mbrojtës për në merkaton e janarit.

Pique do të mungojë disa muaj, prandaj kanë kthyer vëmendjen nga Eric Garcia. 19-vjeçari nuk po luan shumë me Manchester City-n, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën në Angli.

Drejtuesit e klubit e duan me patjetër mbrojtësin e qendrës. Ata duan të sakrifikojnë për lojtari dhe të plotësojnë kërkesat e ish-kampionëve të Anglisë.