Mediat sociale po shkatërrojnë shoqërinë. Ky ka qenë mesazhi i fortë i Barack Obamës, i cili thotë se teknologjia rrezikon të theksojë pabarazitë dhe të tejkalojnë vlerat e përbashkëta.
“Njerëzit shpesh nuk e dinë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë nuk është dhe çfarë të besojnë. Nëse shihni Fox, ju jetoni në një realitet tjetër nga ajo që lexoni në ‘Neë York Times’ dhe kjo nuk bën mirë”,- tha ish Presidenti i SHBA-së.
Obama shtoi se nuk duhet të demonizojmë zhvillimin e teknologjisë së re, por shtoi se në disa raste interneti dhe teknologjia po kthehen dhe po shërbejnë si mjete të rrezikshëm.
“Nuk duhet të demonizojmë internetin dhe teknologjinë e lartë, por shpesh herë ato bëhen shkatërruese dhe të rrezikshme”,- përfundoi ai./apel.media