Shqipëria ka uljen më të madhe të nivelit të rritjes ekonomike ndër vendet Europës Lindore dhe Azisë Qendrore dhe kjo analizë nuk përfshin pasojat e tërmetit të cilat pritet të afektojnë rritjen e këtij viti më shumti.
Banka Botërore e rishikoi me ulje treguesin e rritjes edhe për vitin 2020 dhe 2021.
Rezultat e reja tregojnë se këtë vit ekonomik do të rritet me 3.4 % ose 0.3 pikë përqindje më pak se parashikimi i gushtit 2019, gjithashtu në vitin 2021 ekonomik e vendit tonë pritet të rritet me 3.5 % ose 0.2 pikë % më pak se pritshmëritë e gushtit të 2019
Banaka ka analizuar shkaqet, ku ndër to tërmeti, ka prekur rëndë ekonominë e Shqipërisë.
Për shkak të zhvillimeve pas tërmetit besimi i biznesit ka rënë dhe kjo përkon me një përkeqësim të ambientit të jashtëm ekonomik, cka e bën edhe më sfiduese rritjen ekonomike të Shqipërisë këtë vit.
Banka Sugjeron se ekonomi të tilla si Shqipëria duhet të rrisin investimet në burimet njerëzore.
Më tej vlerësoi së rënia e eksporteve të Shqipërisë ishte faktor me rëndësi për dobësimin e rritjes.apel.media