Bandat shqiptare dominojnë tregtinë e kokainës në jug të Anglisë/ Mbi 29 mijë emigrantë kanë hyrë në Britani me gomone këtë vit

Agjencitë e zbatimit të ligjit në Mbretërinë e Bashkuar janë të shqetësuara për fluksin e shqiptarëve, bandat kriminale të të cilëve dominojnë tregtinë e kokainës në jug të Anglisë dhe janë zgjeruar në kultivimin e kanabisit duke përshtatur teknikat të zhvilluara në Shqipëri për rritjen e bimëve narkotike.

“The Telegraph”, shkuan në një artikull të saj se “është vlerësuar se deri në fund të këtij muaji mund të kenë arritur në Britaninë e Madhe rreth 9 mijë shqiptarë. Në përgjithësi, gati 4,700 migrantë kanë kaluar tashmë Kanalin këtë muaj, duke e çuar totalin deri më tani këtë vit në 29,716, krahasuar me 28,526 për të gjithë vitin 2021 dhe 8,400 në 2020.”

Përdorimi i Tik Tok shkruan media britanike, e përdorur nga kontrabandistët e njerëzve për të reklamuar shërbimet e tyre, sugjeron se ata po ndryshojnë taktikat e tyre, duke bërë më shumë nisje para mëngjesit për të shmangur zbulimin nga xhandarët francezë.

Gjithashtu gazeta i referohet edhe deklaratave të kryeministrit Rama një ditë më parë, i cili në një konferencë me gazetarët i bëri thirrje të rinjve që të mos shpenzojnë mijëra paund për të kaluar kanalin, por ato para t’i investojnë në agroturizëm në vendin e tyre të lindjes dhe do të fitojnë më shumë sesa në Mbretërinë e Bashkuar.

“Zyrtarët e Forcave Kufitare thonë se shqiptarët tani përbëjnë deri në 60 për qind të mbërritjeve, 100 herë më shumë se numri i vitit të kaluar nga vendi ballkanik. Rreth 2,000 shqiptarë të tjerë thuhet se kanë arritur në Francën veriore dhe tani po jetojnë në kampe të improvizuara në pritje për të kaluar kanalin”, shkruan “The Telegraph”.