Bamir Topi zbulon detaje nga takimi me Metën/ Nuk ishte rasti për t’u këshilluar

Ish presidenti Bamir Topi ka zbuluar bisedën që zhvilloi para disa ditësh me Ilir Metën.

I ftuar në emisionin “Kjo javë”, Topi ka komentuar situatën e rëndë politike në vend, duke fajësuar politikën pasi çdo ngërç është krijuar vetë nga kjo e fundit.

Ndërsa për takimin me presidentin Meta, Bamir Topi u shpreh se nuk ishte rasti për t’u këshilluar.

“Gjithçka fillon dhe e ka origjinën tek politika. Politika ndërton institucionet, ndërton debate dhe bën sherret. Në rastin konkret jemi në një situatë gati gati të pashpresë për ta zgjidhur, përplasjet e palëve i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese, dhe tani bëhet fjalë  për një institucioni të munguar.

Ndërsa për takimin me presidentin Meta, nuk ishte rasti për të këshilluar. U njoha për situatën në detaje dhe patjetër që është vetë presidenti që merr të gjitha iniciativat. Unë e thashë se të gjithë presidentët kanë shërbyer në kohëra tjera.Unë besoj se jemi në situata të tjera. Mbas vitit 2008, e gjithë situata e institucioneve është pak a shumë e njëjtë. Sepse pati një ndryshim institucional të institucioneve. Institucioni i Presidenti mbeti në terminal.

Gjithçka vendoset nga maxhoranca e radhës. Sot kemi një kryeministër, kemi apo s’kemi parlament nga pikëpamje e fuqisë politike, them që jo. Nga ana tjetër kemi një braktisje nga opozita institucionale. Nga ana tjetër kemi presidentit, që relativisht është i dobët si institucion, jo si individ”,- tha ish Presidenti.