Bamir Topi pas takimit me Metën: Jemi në pikë të hallit, zgjidhja nuk vjen nga jashtë

Në vijim  të takimeve me ish-presidentët e vendit, Ilir Meta është takuar sot edhe me   ish-presidentin Bamir Topin.  Mësohet se takimi ka filluar në orën 6:00 të pasdites së sotme dhe ka zgjatur afro 45 minuta.  Gjatë takimit bëhët me dije se është diskutuar në lidhje me krizën institucionale që ka kapluar vendin.

Pas takimit Topi është shprehur për mediat se mund të japë një mendim në lidhje me zgjidhjen e ngërçit politik, por nuk mund të veprojë pasi nuk ka detyrë institucionale.

“Ish-Presidentët nuk janë aktorë institucionalë. Ju mund të thoni që patjetër mund të jepët një mendim, por zgjidhja nuk vjen nga aktorët jo institucionalë. Unë e di vendin tim. Sot jemi në nëntor të vitit 2019, dhe do e kisha shumë të vështirë të flisja sot nëse nuk do të kisha luftuar në prill të vitit 2008.

Jemi në pikë të hallit pikërisht që prej asaj kohe. E kam thënë dhe vazhdoj ta them që i gjithë ai pushtet që ndryshoi në vitin 2008, për shkak të maxhorancave politike solli krizë të thellë,u shpreh Topi./ apel.media