Balla takim me të rinjtë në Lushnje: PS, partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me rrjetin rinor të FRESSH të gjimnazeve në Lushnje.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla deklaron se Partia Socialiste mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek PS të vetmen forcë politike me fuqi transformuese.

Sipas Ballës, Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, “por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë”, shkruan Balla.

Postimi i plotë:

Lushnje📍me rrjetin rinor të FRESSH të gjimnazeve. Partia Socialiste🌹mbetet gjithmonë partia më e hapur dhe më mbështetëse ndaj të rinjve, të cilët shohin sot tek PS të vetmen forcë politike me fuqi transformuese. Socialistët shqiptarë janë progresistë, nuk janë konservatorë, jo për definicion, por se i dallon me të tjerët reagimi instiktiv, i përditshëm, refuzimi, dhe përpjekja për të shëruar mekanizmat e korruptuar dhe të dhe që duhet të vazhdojmë të reformojmë.

Prandaj qasja jonë në qeverisje duhet të ketë në themel shpirtin e protestës ndaj problemeve me të cilat përballen realisht shqiptarja e shqiptari i thjeshtë cdo ditë, në çdo zyrë shteti, në cdo bashki, në çdo shërbim publik etj. Kjo qasje na bën më të besueshëm pikësëpari tek të rinjtë.