Balla: PS nuk merr në mbrojtje askënd, nëse Alla është fajtor duhet të dënohet

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, reagoi për herë të parë në ditën e sotme në lidhje me ngjarjen e kryebashkiakut të Bulqizës, ku ky i fundit është filmuar duke pirë kokainë në një lokal. Balla u shpreh se nëse ai shpallet fajtor nga SPAK do të marrë dënimin maksimal. Sipas tij PS nuk i del në mbrojtje askujt.

“Partia Socialiste nuk merr në mbrojtje askënd. Pas hetimit të Prokurorisë, reagimi i PS do të jetë i ashpër dhe nëse del fajtor, dënimi duhet të jetë maksimal. Sapo prokuroria të ketë ngritur një akuzë, padyshim që qendrimi ynë do jetë i ashpër por në cdolloj rasti është dënimi ai që duhet të jetë i ashpër.

Dënimin nuk e bëjnë partitë por drejtësia. Drejtësia të japë dënimin e vet pa u vonuar. Nëse del e pavërtetë zotëria ka të drejtë ti drejtohet drejtësisë. Nëse del e vërtetë duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e pijnë por edhe ata që e shesin që janë një tufë maskarenjsh që duhet të gjithë të përballen me drejtësinë. Dënimin më të ashpër ta japë drejtësia. Partia që unë përfaqësoj nuk merr askënd në mbrojtje, ka thënë Balla.

SPAK i ka kërkuar kryebashkiakut të Bulqizës ti nënshtrohet testit të drogës. Pas dëshmisë së dhënë dje, sot i është kërkuar nga SPAK që Alla të dorëzojë kampion gjaku dhe urinë për të zbardhur sa më parë të vërtetën.

Rikujtojmë se kryebashkiaku është shprehur se videoja ishte një videomontazh për ta sulmuar atë politikisht, dhe se ai nuk është një përdorues i lëndëve narkotike./apel.media