Bajrami shënon kundër Interit dhe feston me shqiponjë

Pllakos heshtja në “San Siro” pas festës së futbollistit shqiptar. Një gol i shqiptarit Nedim Bajrami i ardhur nga një asist i Asllanit ka tërhequr vëmendjen. Shqiptari Nedim Bajrami që luan me Empolin i ka shënuar Interit dhe ka festuar duke bërë shqiponjën me duar në Sansiro.

Interi dhe Empoli po ndeshen për një vend në çerekfinalen e Kupës së Italisë. Interi shikohet si pretendent për të kaluar më tej, por Empoli do tentojë të surprizojë.