Babai kallëzon në polici 58-vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht vajzën 

Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër. Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve ...
Babai kallëzon në polici 58-vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht vajzën 
Foto: Babai kallëzon në polici 58-vjeçarin: Më ka ngacmuar seksualisht vajzën 

Një baba 41-vjeçar ka kallëzuar në polici 58-vjeçarin me iniciale F.B. për dyshimet për ngacmim seksual në rrugë ndaj të bijës 9-vjeçare në Shkodër.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 58-vjeçarin.

Vijojnë hetimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.