Babai i vrau nënën, Këshilli bashkiak i Fierit miraton ndihmë ekonomike për vajzën 3-vjeçare të Sabrina Bengajt

Këshilli bashkiak i Fierit ka miratuar një fond ndihme financiare prej 10 mijë lekësh të reja në muaj për vajzën e mitur të të ndjerës Sabrina Bengajt.

Pak ditë më parë Elton Metaj vrau ish-bashkëshorten Sabrina Bengaj edhe pse kjo e fundit ishte me masë mbrojtje nga Gjykata, por Metaj ishte liruar nga burgu prej vendimeve të gjyqtarit Piro Sota.

Vajza 3-vjeçare tashmë ka mbetur jetime, me nënën e ndjerë dhe babain sërish në burg.

RENDI I KËSHILLIT BASHKIAK FIER
Këshilli i Bashkisë Fier, sot në mbledhjen e radhës, e cila u zhvillua në sallën e mbledhjeve të Këshillit, trajtoi dhe miratoi të gjitha pikat e rendit të ditës sa më poshtë vijon:
📌Një shtesë në VKB Nr.64, datë.25/09/2020 të Këshillit të Bashkisë Fier “Për shpronësim për interes publik, të pasurive të paluajtshme pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Për rehabilitimin e Lumit Gjanica, Faza e 2-të, nga Segmenti i Urës me shkallë te Ura e Sheqit, Fier”.
📌Ndihmën eknomike për 3 fëmijë jetim; dy nga Mbrostari dhe 3 vjeçarja nga Zhupani, e mbetur jetime pas ekzekutimit të nënës së saj nga bashkashorti (babai i fëmijës).
📌Rishpërndarjen e fondeve në buxhetin e Bashkisë Fier për vitin 2021.

📌Tavanet përfundimtare pas rishikimit të shpenzimeve për programin buxhetor Afatmesëm vendor (PBA) 2022-2024 të Bashkisë Fier.
📌Ndihmën ekonomike për Z. Gëzim Hoxha.
📌Trajtimin me ndihmë financiare të familjes së shtetasit Durim Nazëraj, fshati Vreshtas, Njësia Administrative Cakran, i dëmtuar nga zjarri i datës 28.06.2021.
📌Ndihmën financiare për shtetasen Florida Taraj, lagja “Liri Gero” Njësia administrative nr.2, banesa e së cilës është dëmtuar nga zjarri i datës 07.08.2021.
📌Ndryshimet me vlerën e subvencionit të qirasë dhe skualifikimin e familjeve të pastreha përfituese nga programi i subvencionit të qirasë në tregun e lirë,miratuar me VKB nr.11,datë 02.03.2021./BW