Azet publikon gjashtë këngë nga albumi i ri “MANGO”, por veprimi i tij do t’iu shokojë

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, për vite me radhë solli projekte mjaft të suksesshme – megjithëse pas një periudhe të gjatë produktive, ai ka vendosur të bëjë një pushim për t’u për...

Azet, emri i vërtetë i të cilit është Granit Musa, për vite me radhë solli projekte mjaft të suksesshme – megjithëse pas një periudhe të gjatë produktive, ai ka vendosur të bëjë një pushim për t’u përkushtuar më shumë te familja e tij.

Kjo u bë e ditur nga vet reperi, teksa ka ndarë një postim me një përshkrim të gjatë në gjuhën gjermane në rrjetin social, Instagram.

Reperi me prejardhje nga Podujeva po ashtu ka fshirë të gjitha postimet e tij në llogarinë zyrtare, Instagram, dhe momentalisht është vetëm një fotografi që shpjegon arsyen se përse po merr pushim nga muzika dhe rrjetet sociale.

Megjithatë, para se të distancohet për pak kohë, i njëjti ka sjellë një dhuratë për fansat e tij, një mini album të quajtur “MANGO”, i cili tashmë veç se ka nisur me publikimin e këngëve.

“15 vjet më parë, e takova Nash për herë të parë dhe filluam të krijonim muzikë së bashku, në bodrumin e tij. Pas një kohe erdhën vëllezërit e mi Zuna dhe Miami dhe që nga atëherë ne jetuam për muzikën. Unë jam tepër krenar për vëllezërit e mi të cilët ishin bashkë me mua deri tani. Miami, Zuna dhe Nash – një bandë, një familje!!! Vendosëm të sjellim diçka. Kjo është arsyeja pse unë do të publikoj një EP sonte, që do të jetë në dispozicion në të gjitha platformat por gjithashtu FALAS për ju”.

“Nga dhjetori do të pushoj pak nga rrjetet sociale. Do të ketë edhe dy të reja këtë vit, por së pari do të pushoj pak. Patjetër që do të kthehem por nuk e di kur. Vitet e fundit kanë ndodhur shumë gjëra në familjen time, për të cilën tani duhet të kujdesem. Jo si një Azet por si një Granit”, ka shkruar ndër të tjerash Azet.

Kur jemi te albumi, reperi shqiptar ka publikuar gjashtë këngë të reja nga “MANGO EP”, – “Mango”, “Seele”, “So Ëie Du”, “Lolo”, “Ëo ich herkomm” dhe “Haze im Paper”, në versionin audio, të cilat janë të disponueshme në platformën YouTube.

Ylli shqiptar që ka bërë bujë në Gjermani, vazhdon të jetë shumë i kërkuar dhe një ndër artistët më të suksesshëm./old.apel.media