Avokatja e Johnny Depp konsiderohet “grua heroinë” pas gjestit human që bëri ndaj një të moshuari

Avokatja e Johnny Depp, Camille Vasquez sërish po merr një vëmendje të madhe. Së fundmi ajo është cilësuar edhe si “gruaja heroinë” pasi u kujdes për një burrë teksa ndodheshin në fluturim.

Teksa shumë pasagjerë ndodheshin në avionin e “American Airlines”, Camille nxitoi për të ndihmuar një pasagjer të moshuar që u rrëzua dhe goditi kokën.

TMZ shkruan se burri ishte rreth të 70-tave dhe ra në dysheme pasi u rrëzua teksa po kalonte pranë saj dhe truprojës së saj, të cilët ishin ulur të dy në klasin e parë.

Kur stjuardesat bërtitën për ndihmë, Camille dhe truproja e saj u çuan menjëherë nga sediljet e tyre dhe direkt u kujdesën për të moshuarin.

Pasagjerët thanë se Camille mbërriti menjëherë aty për të parë nëse burri kishte pësuar ndonjë atak në zemër.

Truproja e Camille gjithashtu dha ndihmën e tij. Ai menjëherë hoqi orën Apple për të dëgjuar rrahjet e zemrës së pasagjerit.

Mirëpo, fatmirësisht aty ndodhej një kirurg.

Menjëherë, mjeku pa ngjarjen dhe dha ndihmën e parë.

Një nga stjuardesat i tha avokates Camille Vasquez se ajo është një “grua heroinë” dhe i dhuroi asaj 2 shishe verë dhe shampanjë.

Mirëpo, i moshuari u përmend më pas dhe fatmirësisht ishte në gjendje të stabilizuar shëndetësore.