Avokati: Vetëm me ’21 janarin’ Berisha e ka të garantuar burgimin e përjetshëm

Avokati: Vetëm me ’21 janarin’ Berisha e ka të garantuar burgimin e përjetshëm

Sali Berisha u paraqit në SPAK ditën e djeshme, hera e parë që kur ka filluar gjyqi ndaj tij dhe u dha masa arrest shtëpie. Idajet Beqiri i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” nga gazetari Ermal Peçi u shpreh se tani pritet që të hapen dosjet e tjera dhe Berisha po lufton fort që të mos marrë burgimin e përjetshëm, që sipas avokatit e ka të garantuar, pasi mbi të rëndojnë shumë akuza për vrasje.

 
“Sokëllimat e Berishës dhe irritimin i tij dje, shqiptarët me një arsimim mesatar dhe me një intelekt mesatar e kanë kuptuar që këtij njeriu i ka vajtur thika në palcë. Pas kompleksit Partizani, pritet 21 janari, pas tij, Gërdeci, pastaj 1997-ta, ato vrasjet masive që janë bërë atëherë dhe firmat piramidale.

Pas këtyre pritet afera Cez-Dia, privatizimet e tjera në interes të familjes së tij dhe vrasje të tjera që janë bërë në këtë vend. Berisha e ka të garantuar që nuk ka shpëtim. Por luftën ai e bën që të mos marrë burgimin e përjetshëm. Janë shumë akuza që do ngrihen ndaj tij.

Vetëm me 21 janarin merr burgim të përjetshëm, sepse janë 4 vrasje mbi kurrizin e tij dhe 6 të tjera që kanë mbetur në tentativë. Pra 10 vrasje janë vetëm për 21 janarin. Pra Berisha e ka të garantuar burgimin e përjetshëm.”, tha avokati ndër të tjera