Avokati publikon tabelat me çmimet e karburanteve, mesazh Bordit: “Ulni çmimet ndryshe do shihemi në gjyq”

Avokatit dhe aktivisti shoqerise civile, Adriatik Lapaj shkruan mesazh per bordin e çmimeve te karburanteve. PËR BORDIN: ULNI ÇMIMIN NDRYSHE SHIHEMI TE SHESHI! JENI SJELL AQ KEQ SA DO DUHET TË JEPNI L...
Avokati publikon tabelat me çmimet e karburanteve, mesazh Bordit: “Ulni çmimet ndryshe do shihemi në gjyq”
Foto: Avokati publikon tabelat me çmimet e karburanteve, mesazh Bordit: “Ulni çmimet ndryshe do shihemi në gjyq”

Avokatit dhe aktivisti shoqerise civile, Adriatik Lapaj shkruan mesazh per bordin e çmimeve te karburanteve.

PËR BORDIN: ULNI ÇMIMIN NDRYSHE SHIHEMI TE SHESHI!

JENI SJELL AQ KEQ SA DO DUHET TË JEPNI LLOGARI JU SË PARI.

Çmimi i naftës në bursë ka kapur minimumin historik të vitit 2022. Këto dy ditët e fundit ka lëvizur mes 79.43 dhe 85.54 dollarë.

Çmimi i këtyre 2 ditëve ka qenë sa çmimi i datës 4 Janar 2022.

Në 4 Janar 2022 naftën në karburant e blinim me 176-180 lekë për litër. Sot e blejmë 223 lekë për litër. Pikërisht dje që ishte çmimi më i ulët i këtyre 9 muajve, çmimi u rrit në tregun shqiptar.

Me çmimin që nafta ka në burs, futur dhe ndryshimin e kursit të dollarit nafta me standardin e para krizës duhet të kishte çmimin jo më shumë se 185 lekë për litër.

PO NA VJEDHIN.