Avokati Idajet Beqiri: Në krye të PD-së do ishte i ndjeri Sokol Olldashi, por Sali Berisha i rregulloi punët që ai të mos ishte më as fizikisht

Avokati Idajet Beqiri theksoi se në krye të PD-së do të ishte i ndjeri Sokol Olldashi, por Sali Berisha i rregulloi punët që ai të mos ishte as fizikisht më.

“Edhe vetë anëtarët e PD-së kanë qenë të bindur se Basha nuk është Basha por Sali Berisha. Ai dilte kryetar vetëm se kishte mbështetjen e Berishës, nëse nuk do ta kishte nuk do të ishte bërë kryetar. Madje do të dilte Sokol Olldashi.

Por Berisha i kishte rregulluar punët aq mire sa Olldashi të mos ishte as fizikisht më dhe ia dha të pastër pushtetin Bashës. Ai e di që është produkt i Berishës”

Avokati ka komentuar dhe zhvillimet e fundit në PD.

Sipas Beqirit, Berisha është një njeri i vrarë nuk mundet të gjallërojë asgjë.

Situata në PD është në kufijtë e një drame. Kemi të bëjmë me një rast të paprecedent. Disa shpresë konsiderojnë atë që është vrarë politikisht, është vrarë në çdo lloj aspekti. Një njeri i vrarë nuk ka sesi të gjallërojë diçka, apo të kapërcejë edhe humbjet politike. Në këtë dramë shikoj edhe Lulzim Bashën. Ai në këtë betejë është kaluar sepse goditja e Berishës ishte fatale. U bë në një kohë që çfarëdo të bëjë ai, nuk ringjallet më”, tha Beqiri për SHQIP.