Avokati flet për vrasjen e motrave tek Astiri: Fëmija që ka parë skenën është në gjendje të rëndë, tezja dëshiron ta birësojë

Kujtim Cakrani, avokati i familjes së motrave Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi, të vrara nga Përparim Ademi ka thënë për media se një fëmijë i Zhanetës është në gjendje të rënduar shpirtërore dhe psikologjike, pasi ka parë të gjithë skemën e vrasjes.

Ai thotë se tezja e tij që është në Greqi ka filluar procedurat për ta marrë në kujdestari, ndërsa një tjetër fëmijë ai thotë se është në fashtin SOS.

“Një fëmijë i Zhanetës është 14 vjeç është në gjendje të rëndë sepse ka parë një skenë që ska për të harruar gjithë jetën. Tezja e tij që jeton në Greqi ka filluar procedurat që të marrë kujdestarinë e fëmijës dhe ta bëjë pjesë të familjes së saj. Me fëmijët e tjerë ndodhen në fshatin SOS  unë nuk kam patur kontakte me to. Njëri ndodhet në fshatin SOS”, tha ai.

Ndërsa për hetimet ai thotë se mund të zgjasin dy vjet, kurse Përparim Ademi rrezikon burgim përjetë.