Av. Luljeta Petani/ Gruaja që piqte misra në rrugë !

Avokatja Luljeta Petani e cila njihet në qytetin e Durrësit, këtë herë tërheq vëmendjen e shoqërisë dhe opinionit publik për nje fenomen që e ndeshim përditë por që asgjë nuk bëhet për ta ndryshuar, rraskapitja e femrës dhe shfrytëzimi i saj përtej mundësive. Av.Luljeta Petani shkruan…..

Statusi plotë:

Tek kthehesha dje nga Divjaka ku drekuam, per ne Durres, anes rruges pashe mbi 10 gra te distancuar , duke pjekur misra!

Te dilnin perpara makines me misrin ne dore,duke shpresuar se po e shisnin!

Bertisnin,50 leke nje miser !

Vapa ishte e jashtezakoneshme,por ato ishin te mbuluara koke e kembe dhe ndonjera nuk dallohej ne ishte burre a grua !

Nuk donim ,por ndaluam dhe i morem misra asaj zonje qe po digjej nga vapa dhe zjarri qe piqte misrat !

Ishte kohe dreke,e ne vend qe kjo grua femer,kjo nene ,kjo bashkeshorte te ishte ne shtepi e te drekonte me familjen e saj,e lare dhe me pamjen “grua-femer”,zhuritej per ti cuar femijeve te saj 200 a 300 leke per buke !

Pse keshtu ,pse !

Pse keto gra-femra-nena,e kane mohuar veten per te qene femra dhe sakrifikohen ne menyren me te skajshme !

E keshtu,humbet intetesi ,vlersimi e vemendja per te,duke u lene menjane !

Askush nuk ja njeh dhe vlerson sakrificen!

Bashkeshorti jo e jo,njerzit rrethues jo e jo,por edhe femijet ,ndoshta jo !

Me erdhi turp ti fotografoja !

Si to ke plot ne are,ne rruge duke pastru rruget,ne stalla,mos them edhe ne shtepi.

Andaj,ju qe beni ligje dhe prpogandoni kudo per barazine gjinore,per pjesmarrjen e gruas ne vendimarrje etj,dhe e ktheni dhe si kusht ,kthejeni ngulshem koken edhe nga keto gra.

Studjoni e perpiquni te beni rregulla dhe ligje per te krijuar kushte lehtesuese dhe mirejetese edhe ketyre zonjave te vuajtura,qe vertete te ndjehen

gra -femra !

Edhe ato jane nena !