Autoritetet nisin hetimet për aksidentin në Bullgari, ja dy pistat kryesore

Gazetari Adnan Qaili nga Sofja shprehet për mediat maqedonase  se organet kompetente të Sofjes kanë hapur dy pista hetimi. Njëri është faktori njeri dhe tjetri është faktori mekanik i automjetit. Te pista e parë investiguesit bullgarë po mundohen të kuptojnë nëse ka pasur ndonjë dremitje nga ana e shoferit të autobusit, kurse në pistën e dytë në kontrollin teknik të vet autobusit.

Ai ka treguar se pas intervistave me të mbijetuarit e tragjedisë, ata i kanë treguar tmerrin që kanë kaluar dhe se kanë parë vdekjen me sytë e tyre. Ai tha se të 7 të mbijetuarit janë të shtruar në spitalin e Sofjes janë jashtë rrezikut për jetën, por me dëmtime të shumta si djegie deri në shkallën e 3 dhe këmbë dhe dyer të thyera.