Ambiciet e Pekinit për t’u shndërruar në një superfuqi teknologjike, po bëhen realitet. Tre operatorët shtetërore të telekomunikacionit në Kinë kanë deklaruar se do të lançojnë shërbimet 5G, duke bërë një hap madhor përpara. China Mobile, China Unicom dhe China Telecom, thanë në ëebsajtet e tyre dhe dyqanet online, se planet 5G, të cilat fillojnë nga 18 dollarë në muaj, do të jenë të disponuehsëm së shpejti, duke u siguruar konsumatorëve internet super të shpejtë.

Pekini kishte thënë më herët se interneti 5G, do të ofrohej në fillim të 2020-ës, por kompania përshpejtoi planet, sidomos pas bojkotit të Huaëei nga perendimi. Kina do të ketë rrjetin komercial aktiv 5G më të madh në botë. Autoritetet Kineze do të instalojnë mbi 50,000 stacione 5G në 50 qytete të Kinës, deri në fund të vitit nga Pekini, në Shangai, Guangzhou dhe Hangzhou.

Kompanitë Kineze si Xiaomi dhe Huaëei, tashmë kanë lançuar produktet e tyre 5G. Xiaomi ka premtuar që nga viti i ardhshëm të prezantojë 10 telefonë 5G./apel.media