Autor i 5 vjedhjeve të automjeteve, arrestohet 46 vjeçari

Policia e Fierit ka finalizuar këtë mëngjes operacionin e koduar “Mbrostari”, ku janë zbardhur 5 raste të vjedhjeve të automjeteve.

Sipas policisë në pranga ka përfunduar 46-vjeçari nga Tirana me iniciale E. O., i cili është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Nga hetimet e kryera dhe provat e siguruara ka rezultuar se ky person është autor i dyshuar i 5 rasteve të vjedhjes së automjeteve në Fier.

Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një automjet, pesë palë çelësa automjetesh, dy targa dhe dy aparate celularë.