Australia pushtohet nga flakët masive, deri më tani gjenden 7 persona të vdekur

Dita e 30 dhjetorit mbuloi Australinë nga zjarret masive, të cilat u përhapën drejt bregdetit këte javë.

Të paktën 7 persona kanë vdekur dhe mbi 200 shtëpi janë shkatërruar.

Një rrugë e madhe që ka qenë e mbyllur në qytetin e Viktorias, u ri

hap për dy orë më 1 janar, në mënyrë që njerëzit të largoheshin nga vatrat e zjarrit.

Megjithatë, shumë njerëz mbeten në zona të goditura nga zjarri. Në një qytet, policia dërgoi 1.6 ton ujë të pijshëm me anije.

Komisioneri i Emergjencës në Viktoria, Andreë Crisp tha se “anijet e policisë po lundronin nga Melburni për të dërguar ushqim, ujë dhe 30.000 litra karburant, në zonat e prekura nga zjarret”.

Shërbimi zjarrfikës paralajmëroi se ata nuk ishin në gjendje të arrinin tek disa njerëz në zona të largëta.

Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi.

Tymi i madh, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë ka rritur zemërimin publik, duke i bërë presion qeverisë që të bëjë më shumë për të luftuar ndryshimet klimatike./apel.media