Aurela Gaçe dhe vajza e saj Abi – Diss Stresit dhe Eli Farës, këndojnë pas orës 12 të natës

Aurela Gaçe dhe vajza e saj e vogël Abigail “i kanë shpallur luftë” Eli Farës dhe Stresit.

Diva e muzikës shqiptare dhe vogëlushja e saj i kanë bërë diss Elit dhe Stresit duke kënduar këngën e tyre “Bohem” pas orës 12 të natës.

Abigail me zërin e saj fëminor këndon këngën e shoqes së mamit të saj, Elit.

“Hajde shpirtiii .. . Ne te dyja kemi orarin e kenges mbas ores 12 te nates. Edhe me kete rast, kendojme edhe kengen e shoqes se mamit. Eli Fara edhe pak, duet. Po te la Stresi. Jam e jam e jam si bohem,”-shkroi Gaçe në postimin e saj.

“Bohem” është bashkëpunimi mes Eli Farës dhe Stresit që konkurrojnë në Festivalin e RTSH-së për të shkuar drejt Eurovizion./apel.media