Aubameyang dëshiron largimin

Pierre-Emerick Aubameyang dëshiron të largohet nga Arsenali dhe stafi i tij thuhet se e ka vënë në dijeni klubin për dëshirën e lojtarit.

Sipas  Ian McGarry,  agjentët e lojtarit ia kanë bërë “të qartë” klubit të Arsenal-it që lojtari nuk dëshiron të vazhdojë të luajë më në Emirates Stadium megjithëse lojtari ka akoma edhe 18 muaj në kontratë.

Ndërkohë, është raportuar se Olivier Giroud është i interesuar të rikthehet përsëri tek Arsenali,  pasi dhe ai po lufton te Chelsea këtë sezon, për arsye se dëshiron më shumë minuta. Arsyeja pse Giroud u largua ishte që transferimi Aubameyang tek Arsenal.

Gjithsesi, Aubameyang i ka justifikuar 76 mln € që “topçinjtë” i ofruan skuadrës së Dortmund për të marrë shërbimet e lojtarit. Ai ka shënuar 56 gola në 89 paraqitje për Arsenal. /apel.media