Atletiko e Madridit “shpartallon” Juventusin në Torino

Juventusi nuk është gati për sezonin e ri futbollistik të Serinë A. Bardhezinjtë e drejtuar nga Maksimiliano Alegri u mposhtën 0-4 ndaj Atletiko Madrid, në miqësoren e luajtur në Torino.

Njeriu i sfidës do ishte pikërisht një ish. Alvaro Morata do të realizonte brenda dhjetë minutash, me Szczesnyn që është i detyruar të nxjerrë topin nga rrjeta.

“Los Colchoneros” humbën një penallti në minutën e 40-të, pas ekzekutimit të gabuar të Joao Felix. Gjithsesi, brenda fraksionit do ishte sërish spanjolli Morata që do të “tundtte rrjetën”.

Me italianët të turbullurt, Atletico do çonte shfirat në 0-3 (63’). Lemar do të preferonte një gjuajtje nga goditja e dënimit, teksa me fat Morata devijon.

Në fund do kishte kohë edhe për të katërtin, me Cunha.

Sfida përfundon me këtë rezultat të thellë, me Simeonen që i jep një leksion të vërtetë futbolli Allegrit.