Athinë/ Shqiptari nuk i bindet urdhrit për të ndaluar, përplas mjetin e policisë, qëllohet me armë

Një incident me një shqiptar të përfshirë ka ndodhur mëngjesin e së premtes në Athinë. Raportohet se ngjarja ndodhi rreth orës 09.00 patrulla e policisë ndaloi një automjet tip “Peugeot”.

Ata i bënë sinjal shoferit që të ndalonte për ta kontrolluar dhe vunë re se makina ishte e vjedhur. Ndërsa, shoferi për të cilin thuhet se është shqiptar, raportohet se e shtyu një nga policët hipi në makinë dhe tentoi të largohej.

Më tej oficeri i policisë qëlloi në drejtim të shqiptarit dy herë, dhe një prej plumbave e kapi në këmbë. Ndërkohë pritet mbërritja e autoambulancës për të marrë të lënduarin.