Atentati në Shkodër/ Viktima ka qenë brenda në lokal, autorët janë larguar menjëherë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka mbetur i vdekur 1 person, identiteti i të cilit nuk dihet ende. Ngjarja ka ndodhur brenda një lokali në bulevardin ‘Bujar Bishanaku’, pranë kryqëzimit të Kirasit.

E gjithë zona është e rrethuar nga forcat e policisë ndërsa ka mbërritur edhe grupi hetimor për të mësuar detajet. Trupi i viktimës ndodhet ende në brendësi të lokalit.