Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka u qëllua me plumb në shpinë, dyshimet e para të policisë

Është plagosur me armë zjarri pak momente më parë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka. Gazetari Senad Nikshiqi për News 24 bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, ...
Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka u qëllua me plumb në shpinë, dyshimet e para të policisë
Foto: Ish-kryetari i Komunës së Velipojës Pashko Ujka u qëllua me plumb në shpinë, dyshimet e para të policisë

Është plagosur me armë zjarri pak momente më parë ish-kryetari i Komunës së Velipojës, Pashko Ujka.

Gazetari Senad Nikshiqi për News 24 bën me dije se ngjarja ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së tij, në një lulishte pranë Kishës Ortodokse ku ai ka qenë duke ecur. Ai tha se Ujka është plagosur në shtyllën kurrizore ndërkohë që është transportuar në spital.

Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me  periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që ai është plagosur edhe  herë  tjeter.

“Pak minuta më parë është plagosur ish-kryetari i komunës së Velipojës në vitet 2011-2015. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia e Shkodrës. Plagosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, në një lulishte në pranë Kishës Ortodokse. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe është transportuar në spital. Nga hetimet e  para policia dyshon se kjo ngjarje të jetë e lidhur me periudhën që ai ka shërbyer si kryetar komune. Ai eshte plagosur edhe dy here te tjera.”- tha ai.