Atentat ndaj shqiptarit në Greqi, plagoset nga disa persona të panjohur

Një tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë një shqiptar ka ndodhur në Greqi. Sipas mediave vendase një 34-vjeçar shqiptar është plagosur nga disa persona të panjohur.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës, por një ditë më parë autoritetet dhe mediat vendase, nuk dhanë detaje dhe nuk e kishin identifikuar si shqiptar.

Atentati ndaj 34-vjeçarit ndodhi në zonën e njohur si Kifissia, në urën Kalyftaki. Shqiptari është dërguar në spital dhe po trajtohet në spitalin “G. Gennimatas”, ndërsa Policia po kryen hetimet për gjetjen dhe arrestimin e autorëve.

Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër shqiptar u përfshi në një ngjarje të rëndë. Një 35-vjeçar pasi grabiti një makinë dhe përplasi një patrullë policie.