Asnjë kontroll në aeroport/ Te “Nënë Tereza”, nuk bëhen verifikime për udhëtarët nga Kina

Aeroportet e shteteve europiane të cilat kanë linja direkte fluturimi me Kinën, kanë filluar kontrollin e pasagjerëve kinezë të cilët vijnë nga provincat e prekura nga Koronavirusi.

Në aeroportin Nënë Tereza, ku shtetasit kinezë vijnë kryesisht me dy linja fluturimi nëpërmjet një tranziti nJë në Turqi. Por megjithëse në vendin tonë, vijnë shumë shtetas kinezë, për të punuar dhe turizëm, ky aeroport ende nuk ka filluar kontrollet për koronavirusin.

Një nga aeroportet ka nisur këtë kontroll, është edhe ai Romës, ku siç shihet në këto pamje, personeli mjekësor po përgatitet për mbërritjen e pasagjerëve nga Kina për të parë nëse ka shenja të koronavirusit.

Po ashtu, edhe aeroporti Heathrow në Londër, i cili ka linjë direkte me Kinën, ashtu si Roma, ka përshtatur një hapësirë të veçantë, për të bërë kontrollin e pasagjerëve që vijnë nga Wuhan, dhe po ashtu për të informuar pasagjerët për simptomat.

Koronavirusi, ka mbi një muaj që qarkullon në provincën Wuhan në Kinë, duke infektuar qindra persona dhe duke lënë disa të vdekur, sipas të dhënave të zyrtarëve të shëndetësisë në Kinë.

Në këtë epidemi në Kinë, koronavirusi, kaloi nga një kafshë tek një njeri.

Tre aeroportet më të mëdha në SHBA, në New York, Los Angeles dhe San Francisko, kanë filluar tashmë kontrollet e pasagjerëve që hyjnë në këto aeroporte dhe që shfaqin simptoma të tilla si temperaturë, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje.

Kjo shenjë në një aeroport në SHBA, u kërkon udhëtarëve që vijnë nga provinca e Wuhan në Kinës, që të kontrollojnë simptomat e koronavirusi.